ShowBiz

“Si të dal kështu tek moti…”, Alba Hoxha sapo na zbuloi vesin më të keq

Balerina e njohur Alba Hoxha ka një ves shumë të keq prej të cilit duhet të heqë dorë sa më shpejt.

Ajo ka postuar në instagram një foto me xhelin e thonjve të copëtuar duke treguar kështu se është një nga ata persona që i ha gjithmonë thonjtë.

“Si mund të dal kështu tek moti..Po ju ai hani thonjtë”, pyet Alba fansat e saj, ndërsa tregon thonjtë që i ka copëtuar.

Alba prej kohësh drejton motin në “Tv Klan” dhe prej kohësh është shndërruar në një prej personazheve më të dashura të ekranit.

Ajo u përfshi pak kohë më parë në një debat me gazetarin Flavio Qarri, por që balerina e kaloi pa shumë zhurmë.

Link: https://www.instagram.com/albahoxha1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz0pQf6ANI9/