Aktorja e njohur Kelly Preston, bashkëshortja e aktorit të njohur John Travolta ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.
Ajo vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi dot ti mbijetonte sëmundjes.
Njoftimin për largimin nga jeta të aktores e dha vetë bashkëshorti i saj në një postim mjaft prekës në instagram.
Ai ka postuar një foto të Kelly ndërsa shkruan: “Me një zemër shumë të rënduar, ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly e humbi betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo u përball me një luftë të guximshme me mbështetjen dhe dashurinë e shumë njerëzve. Familja ime dhe unë do t’ju jemi gjithnjë mirënjohës mjekëve që na ndihmuan dhe të gjithë ata që na mbështetën”
John Travolta dhe Kelly Preston ishin të martuar prej 28 vitesh dhe kishin së bashku tre fëmijë.
Aktori tha gjithashtu në statusin e tij se do të marrë pak kohë për vete dhe fëmijët e tij të cilët humbën nënën duke qëndruar në heshtje dhe duke u larguar nga vëmendja e mediave për pak kohë.
https://www.instagram.com/p/CCkgCG5ptxE/Link: https://www.instagram.com/p/CCkgCG5ptxE/