Këngëtarja Dafina Zeqiri ishte e ftuar mbrëmjen e djeshmë në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, ku e vendos përballë pyetjeve të fëmijëve.
Njëri prej fëmijëve e ka pyetur Dafinën se kush e ka bërë të vuajë aq shumë duke ju referuar këngës së saj “Vuj Vuj”.
Këngëtarja tha se e ka lënduar aq shumë dikush saqë i ka kushtuar një këngë që të vuajë ai, ndërsa këngëtarja të kërcejë.
E pyetur nga moderatorja e emisionit nëse është ende e dashuruar, Dafina thotë se ajo dashuron gjithmonë shumë dhe se është ende pak e dashuruar.
“Do të doja të mos dashuroja kaq shumë, por unë kjo jam dhe nuk mund të ndryshoj”, tha Dafina gjatë intervistës, por pa përmendur se me kë është ende e dashuruar, apo se kush e ka lënduar.
Kujtojmë se Dafina pati një lidhje të shkurtër me DJ Geek, me të cilin ruan ende një raport shumë të mirë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=C2u9WHIKc_M
Link: https://www.youtube.com/watch?v=uJ1yADCvB3I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCmSkyWBv27/