ShowBiz

Nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës së reperes

Reperja Gjira Kajtazi do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj janë prindër të një djali dhe shumë shpejt pritet të bëhen prindër sërish këtë herë me një vajzë.

Këngëtarja ka postuar një foto teksa pozon me të birin në duar, ndërsa krahas fotos shohim një emoji të një nënë me një djalë dhe një vajze, duke zbuluar kështu edhe gjininë e fëmijës.

Gjira jeton dhe punon aktualisht në Gjermani ndërsa e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj momentet më të bukura nga jeta e saj.

https://www.instagram.com/p/CCoIFEaKp-T/

Link: https://www.instagram.com/p/CCoIFEaKp-T/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAdT1x9qd3c/