ShowBiz

Shëtitje me Emin, Jonida poston foton më të bukur me të bijën

Jonida Vokshi është bërë pak javë më parë nënë e një vajze, të cilën së bashku me partnerin Besnik Krapi vendosën ta quajnë Emi.

Lajmin për ardhjen në jetë të vogëlushes e dha fillimisht Besniku i cili me një foto nga materniteti i dedikoi të voglës fjalët më të bukura.

Ndërsa Jonida ka postuar disa herë foto shumë të veçanta duke treguar emocionin e veçantë të të qënit nënë për herë të parë.

Tashmë ajo ka filluar madje të dalë xhiro me të bijën nga liqeni ndërsa ka postuar një foto shumë të bukur nën shoqërinë e saj.

“Shëtitja më e bukur në botë”, shkruan Jonida krahas fotos e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente komplimentuese nga miq dhe fansa të aktores.

https://www.instagram.com/p/CCod9OUMCNE/

Link: https://www.instagram.com/p/CCod9OUMCNE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/