ShowBiz

“Më mjafton ta shoh duke qeshur..”, Kledi Kadiu poston foton më të bukur me të bijën

Balerini shqiptar Kledi Kadiu prej vitesh jeton dhe punon në Itali ku veç karrierës profesionale ka krijuar edhe familjen.

Ai prej disa vitesh është i martuar me balerinën italiane Charlotte Lazzari me të cilën ka edhe një vajzë.

Kledi është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku e shohim të pozojë herë pas here me vajzën apo të shoqen duke sjellë portrete shumë të bukura familjare.

Këtë herë ai ka sjellë një prej fotove më të bukura me të bijën duke u përqafuar dhe buzëqeshur së bashku ndërsa i dedikon asaj fjalët më të bukura.

“Është një vajzë që më ka rrëmbyer zemrën dhe më quan baba. Kur kthehem në shtëpi ajo vrapon drejt meje dhe më përqafon, të tjerat nuk kanë rëndësi. Më mjafton ta shoh duke qeshur për të kuptuar sa e bukur është jeta ime”, shkruan ai krahas fotos me të bijën, ndërsa shohim se ka marrë komplimenta pafund nga miq dhe familjarë.

https://www.instagram.com/p/CCsuMusHwrH/

Link: https://www.instagram.com/p/CCsuMusHwrH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4PcTY0H849/