Ori Nebiaj ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e saj dhe një urim shumë special i ka ardhur nga miku dhe kolegu i saj Isli.
Ata të dy prej kohësh drejtojnë emisionin “Ëake up” dhe janë miq shumë të mirë me njëri tjetrin.
Ori aktualisht është shkëputur për të drejtuar “Pushime on top” dhe së fundmi e kemi parë nga bregdeti në mal ku interviston personazhe të njohur.
Duke qenë se aktualisht nuk e drejtojnë bashkë emisionin, Isli ka menduar që ti bëjë një surprizë koleges së tij, duke e mbyllur emisionin me një përshëndetje speciale për të dhe duke i kënduar këngën e ditëlindjes së bashku me Anxhela Peristerin e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit.
Ori është emocionuar shumë nga supriza të cilën e ka postuar në instagram ndërsa tregon se askush nuk ja ka kënduar më bukur këngën.
Ajo e ka festuar ditëlindjen e saj në jug të vendit, ndërsa është surprizuar nga motrat e saj me tullumbaca e lule.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=EswdMnl8GHg&feature=emb_err_woyt
https://www.instagram.com/p/CC6gpOFp2wD/Link: https://www.instagram.com/p/CC6gpOFp2wD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CByeL3KpaeV/