Fëmijët kanë gjithmonë fantazi dhe këtë e shprehin përmes lapësave e ngjyrave duke bërë piktura të ndryshme, apo duke ngjyrosur forma e figura me kreativitetin e tyre.
Por kur dëshiron që pikturat e tyre ti mbash gjithmonë me vete është e mundur dhe kështu ka bërë edhe Sara me Ledionin të cilët kanë vendosur që ti stampojnë në një bluzë pikturat e Londonit.
Vogëlushi ka bërë disa piktura në fletë të bardhë dhe me këto vizatime ata kanë menduar të zbukurojnë një bluzë të bardhë pambuku të cilën e ka veshur Ledioni.
Sara ka postuar në instagram një foto të Ledionit me bluzën e pikturuar nga London dhe sipas saj vogëlushi do të jetë shumë i lumtur me këtë dhuratë të veçantë.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bn0ezL-nomT/