Aktualitet

E fundit/ Ndërrojnë jetë 6 pacientë të tjerë, rastet e reja në rritje

117 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa 6 qytetarë nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se në spitalin infektiv po marrin shërbim 114 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Ndërkaq një lajm i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 persona.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëjë apel për të respektuar rregullat e higjenës, për përdorimin e maskës në ambjentet të mbyllura, si dhe për të zbatuar me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Link: https://youtu.be/wHScszKkBxs

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/