Aktori i njohur Baris Arduç pritet ti japë fund beqarisë këtë javë.
Ai dhe partnerja e tij prej 6 vitesh Gupse Ozay do të martohen në një ceremoni të veçantë në fund të kësaj jave.
Mediat turke njoftojnë se ata të dy do të martohen në Çeshme, aty ku aktualisht janë duke kaluar pushimet.
Ata të dy do të organizojnë një ceremoni shumë familjare ku të ftuar do të jenë vetëm 5 persona për shkak të pandemisë globale të COVID-19.
Sipas mediave turke aktori dhe partnerja e tij kanë menduar që pas një viti të organizojnë një ceremoni më madhështore.
Baris është mjaft i njohur edhe në Shqipëri për shkak të roleve të tij në serialet “Dashuri me qera” dhe “Kuzgun”
Link: https://www.blinkbuzzz.com/post/bar%C4%B1%C5%9F-ardu%C3%A7-marriage-is-not-far
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/464ps_nOflw