Një burrë në një provincë të Indisë i ka dhënë fund jetës pasi gruaja e tij lindi vajzë dhe jo djalë siç dëshironte ai.
Edhe bashkëshortja e tij fatkeqësisht ndërroi jetë pasi pësoi infarkt menjëherë sapo mori vesh lajmin për bashkëshortin e saj.
Mediat e huaja raportojnë se 23 vjeçarja lindi disa ditë më parë dhe vjehra me të shoqin prisnin që të sillte në jetë një djalë.
Gruaja e re, qortohej shpesh nga vjehra e cila i thoshte se ardhja në jetë e një vajze është një shenjë e keqe.
Ende në disa province të largëta në Indi ekziston një paragjykim i tillë dhe kjo e ka bërë bashkëshortin e saj që ti vërë flakën vetes duke vdekur nga plagët e marra.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/kd3qRzgEl70