ShowBiz

Sa qenka rritur djali.. Poni poston foto me të birin nga festa e ditëlindjes

Poni është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Atë e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat edhe momente të veçanta familjare.

Këngëtarja është nënë e një djali dhe ai ka festuar ditëlindjen një ditë më parë me një festë shumë të veçantë mes miqve dhe të afërmve ku nuk mungoi argëtimi.

Poni ka shpërndarë në instagram disa momente të veçanta nga festa e ditëlindjes si dhe disa foto me të birin shoqëruar me një urim special.

“Edhe 100 drita e syve të mi”, shkruan Poni krahas fotos ku pozon me të birin pranë tortës gjigande të ditëlindjes.

Kjo është ndër ato rastet e rralla kur këngëtarja pozon pranë të birit dhe shohim se ai është rritur kaq shume dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.

Link: https://www.instagram.com/poni_officiel/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrK-mzIHdPA1UR-Qi9uueCioBwb3ELafC1yRXg0/