ShowBiz

Renee dhe Tian kanë një raport të shkëlqyer, kjo foto e Patrisit flet shumë

Që Robert Berisha dhe Tuna nuk e kanë aspak të mirë raportin me njëri tjetrin kjo tashmë dihet.

Madje edhe Nora nuk ka pasur ndonjëherë një raport të mirë me ish kunatën, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë me fëmijët e tyre.

Bashkëshorti i Tunës, Patris Berisha ka postuar në instagram një foto shumë të bukur të Renee dhe Tian duke treguar kështu raportin e veçantë që kanë ata të dy me njëri tjetrin.

Djali i Tunës dhe vajza e Norës, pozojnë të ulur në një makinë lodër dhe shfaqet teksa përqafohen të lumtur duke buzëqeshur.

“Tian dhe Renee”, shkruan Patrisi krahas fotos të cilën e shoqëron gjithashtu me dy zemra të kuqe.

Kjo foto ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga miq dhe fansa të Patrisit, ndërsa na la të kuptonim se fëmijët kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri tjetrin.

https://www.instagram.com/p/CEAA9E5lt0M/

Link: https://www.instagram.com/p/CEAA9E5lt0M/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsDdg8EFc2m/, https://www.instagram.com/p/BzJKxnKljwT/