Aktualitet

E përplas treni ndërsa filmonte live, këngëtari i njohur ndërron jetë në moshën 29 vjeçare

Këngëtari i njohur rumum Tavy Pustiu ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 29 vjeçare pasi është përplasur nga një tren teksa lëvizte me makinë.

Këngëtari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij ndërsa në momentin e përplasjes ishte duke realizuar një video live në rrjetet sociale ku shihet teksa dëgjonte muzikë me zë të lartë.

Në një moment ai e kalon kamerën nga bashkëshortja, ndërsa më pas dëgjohet një ulërimë teksa kupton se është duke u përplasur nga treni, por fatkeqësisht është shumë vonë dhe nga përplasja fatale 29 vjeçari humbi menjëherë jetën, ndërsa e shoqja ndodhet në gjendje kritike në spital.

Si për ironi të fatit, vetëm një muaj më parë këngëtari kishte postuar një status në rrjetet sociale ku shkruante: “Një ditë treni i gabuar do t’ju çojë në destinacionin e duhur”

https://www.youtube.com/watch?v=nJ5NqocB7K4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nJ5NqocB7K4

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/news/12423565/pop-star-horror-killed-train-crash-live-streaming/