ShowBiz

Pushimet mbaruan, Ledina tregon e mërzitur se çfarë e pret tani

Këngëtarja Ledina Çelo prej vitesh jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, djalin dhe vajzën.

Edhe pse është shkëputur nga muzika, Ledina është aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë me fansat dhe miqtë e saj, foto dhe video nga jeta e saj familjare, së bashku me fëmijët apo bashkëshortin.

Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Shqipëri, ku e kemi parë të postojë foto dhe video në jug të vendit.

Por pas pushimeve atë e presin tashmë detyrat si nënë dhe në një foto të të birit para kompjuterit Ledina shkruan:” Filluan detyrat”, ndërsa e shoqëron me disa emoji të trishtuara që qajnë.

Ajo ka shprehur në këtë mënyrë si gjendjen emocionale të saj, por edhe të të birit, pasi pushimet kanë mbaruar për të dy dhe tashmë i pret një vit i ri me impenjime dhe detyra.

Link: https://www.instagram.com/ledinacelo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3rnfXzi4Tx/