178 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar kështu numrin më të lartë të rasteve të reja brenda një dite.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer më shumë testime, ndërsa numrin më të lartë të rasteve të reja e shënon Tirana e cika ka aktualisht numrin më të lartë të përsonave aktivë.
Ndëkaq situata paraqitet problematike edhe në spitale ku ndodhet aktualisht të shtruar 151 pacientë, 15 prej tyre në terapi ndërsa 5 në gjendje më të rëndë të intubuar.
Fatkeqësisht 4 persona me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.
Ndërkaq një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 81 qytetarë duke e çuar në 4413 numrin e personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=mjop5JUhbtU
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/