ShowBiz

“Ti më bën…”, Oriola nuk mund ta fshehë më dashurinë për Erosin

Oriola Marashi dhe Eros Grezda gjithnjë e më shumë po e tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Që prej periudhës së karantinës të cilën e kaluan bashkë, ata i shohim gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Së fundmi kanë filluar të shprehur publikisht dashurinë për njëri tjetrin me komente dhe deklarata dashurie në rrjetet sociale.

Pas Erosit i cili vendosi në profil një foto duke u puthur me modelen dhe pas shume komenteve plot dashuri, tani është rradha e Oriolës të shprehë dashurinë për Erosin.

Ajo ka postuar në instagram një video nga një ndeshje ku luan Eros ndërsa shkruan: “Ti më bën krenare”, ndërsa i bën tag futbollistit.

Më pas ka postuar një moment romantik së bashku teksa të kapur përdore ecin rrugëve.

Ajo dhe Eros kanë kohë tashmë bashkë, por vetëm dy muajt e fundit kanë filluar të dalin hapur.

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4Kk39dBrIG/https://www.instagram.com/p/B8XLd3RB5xP/