ShowBiz

Veshur si Mimoza Llastica, Luana rrëfen përse vendosi të rikthejë “Shiko kush luan”

Luana Vjollca ka njoftuar të gjithë fansat e saj rikthimin e emisionit “Shiko kush luan”

Ajo ka postuar klipin e nisjes së sezonit të katërt të këtij spektakli i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Përpara periudhës së karantinës Luana tha se do të niste një spektakël të ri që synonte krijimin e çifteve.

Por duket se kërkesat e shumta të publikut për të rikthyer “Shiko kush luan” e bindën moderatoren dhe stafin e saj që të rikthehen sërish këtë shtator.

“Shtatori nis me lajmin që “Shiko kush luan” po rikthehet. Pak nga backstage e xhirimeve dje të promos së re televizive për rikthimin e sezonit të katërt. Më duket ta pranoj që vendosëm ta startonim sezonin me “Shiko kush luan” pas gjithë kërkesave të pafundme që kemi pasur të gjithë vitin nga juu”, shkruan Luana krahas videos me stafin e emisionit ku të gjithë janë veshur dhe sillen si fëmijë duke sjellë një pjesë të filmit të famshëm “Mimoza llastica”

https://www.instagram.com/p/CEl-Oainx2D/

Link: https://www.instagram.com/p/CEl-Oainx2D/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDmIB4CHGep/