116 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar bën me dije se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 5 pacientë, ndërsa në të dyja spitalet në vend ndodhen 189 të shtruar, 20 në terapi dhe 8 të intubuar.
Ndërkaq për të disatën ditë radhazi numri i shëruarve fatmirësisht është më i lartë se i rasteve të reja.
Konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 pacientë duke e çuar ne 5732 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.
Ekpertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe për të përdorur maskat në ambjente të mbyllura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=9JSLRhAPxdM
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/