ShowBiz

Ja kur nis “Përputhen”, Bora zbulon disa detaje me promon e re

Moderatoren Bora Zemani do ta shohim këtë sezon në ekranin e “Top Channel”, ku do të drejtojë spektaklin “Përputhen”.

Ajo është shkëputur nga “Vision Plus” dhe nga vëllezërit Veshaj me të cilët drejtonte “3-shat”.

Bora ka publikuar në instagram një video me promon e emisionit ku tregon se do të nisin të hënën në 7 shtator dhe emisioni do të transmetohet nga e hëna në të premte nga ora 18 e 30.

Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër mbi mënyrën se si është konceptuar ky spektakël dhe çfarë të rejash do të ketë.

Kujtojmë që “Përputhen”, sezonin e kaluar transmetoj çdo të dielë si rubrikë e spektaklit “E diell” dhe drejtohej nga Nevina Shtylla me analist Olti Curin.

Këtë sezon nuk do të ndryshojë vetëm prezantuesja, por edhe analisti.

Në vend të Oltit, analisti do të bëhen nga Arian Konomi i cili rikthehet pas 5 vitesh në ekran si analist.

https://www.instagram.com/p/CErxyQuDVOz/

Link: https://www.instagram.com/p/CErxyQuDVOz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEHnAr8j_tG/