135 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht 6 persona e kanë humbur betejën me virusin mes tyre edhe një infermier me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 94 persona dhe sipas të dhënave të Ministrisë që prej fillimit të epidemisë dhe deri më sot numërohen mbi 10 mijë raste aktive dhe mbi 60% e tyre rezultojnë të shëruar.
Aktualisht në vendin tonë rezultojnë 3814 persona aktiv me COVID-19.
Në të dyja spitalet në vend po trajtohen 189 persona, 12 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 4 në gjendje më të rëndë të intubuar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=In6NRkzYEa8
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/