Aktori Irgen Çela ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “AbcNews” me moderatorin Alban Musa.
Ai ka folur gjatë intervistës në studio për pasionin e tij për karatenë një sport që e ushtron rregullisht dhe që tashmë është bërë pjesë e pandarë e tij.
Gjatë emisionit ai i ka treguar moderatorit disa lëvizje karateje duke e shtrirë në shesh dhe duke krijuar një situatë të pazakontë.
Moderatori pasi provoi efektin e lëvizjeve dhe situatën e krijuar tha se do ishte më mirë të vijonte me bisedën normale dhe se në fakt ishte penduar që i kishte kërkuar aktorit ti tregonte lëvizjet.
E gjithë kjo situatë ka shkaktuar të qeshura dhe humor në studio, ndërsa më pas gjithçka ka vijuar normalisht me pjesën e mbetur të intervistës ku ata të dy kanë vijuar të flasin në teori për këtë lloj sporti.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=S1YgA6x_U40&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE1KacggojM/