Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin e mëngjesit në “Syri Tv”.
Ajo ka folur gjatë për projektet e saj muzikore si dhe jetën private midis Turqisë dhe Zvicrës.
Këngëtarja ka rrëfyer se si është njohur me partnerin e saj, biznesmenin turk i cili i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa ka treguar edhe planet për të ardhmen.
E pyetur nga moderatori i emisionit se kur do të vijë fëmija e parë, Genta tha se shumë shpejt, ndoshta vitin tjetër, duke treguar kështu se marrëdhënia e saj me Ustën po ecën mjaft mirë dhe se kanë në plan të ndërtojnë një familje së bashku.
Genta dhe Usta janë së bashku prej kohësh dhe së fundi i shohim gjithnjë bashkë.
Këngëtarja poston vazhdimisht foto dhe video ku tregon surprizat që merr herë pas herë nga partneri.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=1GwMimVvalc&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8-IN4ohBBH/