ShowBiz

“E bekuar të jesh femër”, Jonida tregon format pas lindjes dhe na la pa fjalë

Aktorja Jonida Vokshi u bë nënë e një vajze vetëm disa muaj më parë.

Ajo i habiti të gjithë kur vetëm pak javë pas lindjes u shfaq në super formë edhe më e dobët se përpara periudhës së shtatëzanisë.

Fotot e saj direkt pas lindjes ju ranë në sy të gjithëve dhe shumë prej fansave kanë reaguar të habitur duke kërkuar të dinë sekretin e saj.

Së fundmi Jonida është shfaqur sërish në disa foto të tjera, këtë herë duke treguar barkun e sheshtë që nuk të jep aspak përshtypjen e një femre që vetëm pak muaj më parë u bë nënë.

“E bekuar të jesh femër”, shkruan ajo krahas fotove duke rrëmbyer sërish vëmendjen e fansave dhe miqve të saj, të cilët si gjithmonë kanë mbetur të habitur nga linjat e saj.

https://www.instagram.com/p/CFAcJNnMD4V/

Link: https://www.instagram.com/p/CFAcJNnMD4V/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/