Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në kushte të reja, ja rregullat për nxënësit dhe mësuesit

Rreth 480 mijë nxënës në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri shkollor nën masa të reja sigurie si rezultat i pandemisë.

Për të siguruar distancën numri i nxënësve do të jetë më i ulët në klasa dhe mësimi do të zhvillohet me turne.

Nxënësit nuk do të jenë më dyshe në banka, por në çdo klasë secili do të ketë bankën e vet duke respektuar gjithashtu distancën prej 1,5 metra.

Përveç librave dhe sendeve personale ata do të kenë në banka edhe një desinfektant.

Nxënësit gjithashtu duhet të qëndrojnë në rradhë përpara se të hyjnë në klasa duke respektuar distancën e nevojshme, ndërsa dikush do t’ju masë temperaturën çdo mëngjes.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në mesazhin e saj të urimit për vitin e ri shkollor ka rikujtuar edhe njëherë masat e sigurisë, ndërsa ka bërë apel që të tregohet kujdes në respektimin e tyre me qëllim që të qëndrohet sa më gjatë në ambjentet e shkollës.

https://www.instagram.com/p/CFFZbFnglea/

Link: https://www.instagram.com/p/CFFZbFnglea/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFEiazLgqSj/