Moderatorja Luana Vjollca vijon të jetë një prej personazheve më të përfolura të momentit.
Ajo është vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes pasi e shohim gjithmonë midis muzikës, televizionit e së fundmi edhe modës.
Firma e njohur Guess e ka zgjedhur moderatoren si imazhin e saj dhe së fundmi Luana ka sjellë disa foto nga një set fotografik të realizura pikërisht për markën e njohur.
Ajo shfaqet me një palë bikudina në flokë, me një grim perfekt, ndërsa mban veshur një bluzë me dekodenë e hapur të zezë me pika të bardha.
Luana shfaqet shumë joshëse teksa ka rrëmbyer vëmendjen e fansave dhe miqve të cilët e komplimentojnë për pamjen e saj.
Kujtojmë se moderatorja është duke u përgatitur për të nisur sezonin e ri të “Shiko kush luan”, ndërsa pak javë më parë publikoi një tjetër hit, bashkëpunimin me Jay Santos, një këngë që pati një sukses të menjëhershëm duke u shndërruar në një hit veror.
https://www.instagram.com/p/CFKY-vxH2I8/Link: https://www.instagram.com/p/CFKY-vxH2I8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDmIB4CHGep/