ShowBiz

Një super dhuratë për Troin, Adrola këtë herë tejkalon çdo pritshmëri

Adrola Dushi është bërë nënë e një djali gati 7 vite më parë.

Vogëlushi Troi tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë ndërsa e shohim gjithnjë e më të lidhur me të ëmën.

Modelja ka treguar vazhdimisht se Troi është gjëja më e bukur që I ka ndodhur në jetë.

Së fundmi ajo ka zbuluar dhuratën unike që i ka bërë të birit dhe që është padyshim dhurata më e bukur që mund ti bësh një fëmije.

Ajo i ka vendosur një ylli në qiell emrin e të birit, ndërsa zbulon çertifikatën që e vërteton një gjë të tillë.

“Ylli më i bukur në qiell mban emrin e yllit më të bukur në tokë, Troi ime. Star Registry Abania, faleminderit shumë për këtë dhuratë që më bëri kaq të lumtur”, shkruan Adrola krahas fotos ku tregon yllin të cilit i ka vendosur emrin e të birit.

https://www.instagram.com/p/CFNJjsrh_nr/

Link: https://www.instagram.com/p/CFNJjsrh_nr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDb_vjNhIRD/