ShowBiz

Në ditëlindjen e motrës, Afërdita zbulon një sekret në lidhje me partnerin

Motra e Afërdita Dreshaj, Jehona feston sot ditëlindjen dhe modelja ka postuar disa nga momentet më të bukura që kanë kaluar së bashku.

Ajo e ka uruar të motrën duke shpërndarë në instastory disa video dhe foto nga festa e saj, ndërsa i ka dedikuar fjalët më të bukura.

Pas shumë mesazheve uruese, Afërdita ka zbuluar gjithashtu edhe një sekret për lidhjen e saj me bashkëshortin.

Ajo ka treguar se dita e lindjes së motrës së saj është një ditë shumë speciale, pasi në atë ditë ajo është njohur gjithashtu me bashkëshortin e saj, lojëtarin e hokey Jakub Kindl.

Modelja dhe Jakub janë martuar dy vite më parë në një ceremoni shumë të veçantë në Miami.

Ata të dy i shohim vazhdimisht bashkë dhe shumë të lidhur me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/p/CCOep6kpA-K/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCOep6kpA-K/