ShowBiz

“Në fillim nuk ma varte shumë..”, Seldi tregon si u njoh me Sindin

Këngëtari Seldi Qalliu i habiti të gjithë pak ditë më parë teksa prezantoi publikisht të dashurën e tij.

Ai e bëri publike lidhjen në 22 vjetorin e lindjes së modeles, ndërsa i shprehu publikisht dashurinë.

Pasditen e djeshme ata të dy ishin të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku kanë rrëfyer më shumë lidhur me historinë e tyre të dashurisë e cila nisi në një koncert në Milano.

Sindi ishte së bashku me tezen e saj dhe për Seldin ishte dashuri me shikim të parë.

Koncerti mbahej në ditën e të dashuruarve dhe të gjithë në korncert ishin çifte, përveç Sindit që ndodhej aty me tezen.

Seldi tha se gjatë gjithë kohës që këndonte po e shihte, por ajo nuk ja varte shumë.

Që aty nisi gjithçka dhe pavarësisht distancës Seldi tha se me Sindin takohej shumë shpesh deri sa gjithë periudhën e karantinës e kaluan bashkë, pasi shkoi për një javë në Belgjikë, por ngeli aty pas mbylljes së kufijve.

https://www.youtube.com/watch?v=Q3jn3VOqPYA&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Q3jn3VOqPYA&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE7pXO1BfCz/