ShowBiz

Dasëm me violina, Sardi tregon planet me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Dj Sardi u bë këtë verë kryefjala e mediave rozë, sidomos pas zyrtarizimit të lidhjes së tij me vajzën bionde që i ka rrëmbyer zemrën.

Ai ka qenë i ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera ka folur edhe për partneren.

Sardi e pranoi edhe një herë se me vajzën njihej prej vitesh, kishin pëlqim, por vetëm kohët e fundit filluan të frekuentoheshin.

Ata janë prezantuar tashmë në familjet respektive dhe Sardi ndau me publikun edhe planet që ka për dasmë me partneren e tij.

Ai tha se dëshiron një dasmë shumë private ku nuk do të ketë Dj apo orkestër por vetëm violina.

Sardi rrëfeu gjithashtu se tek partnerja e kanë tërhequr fillimisht sytë jeshilë pastaj fakti që është e shoqërushme dhe që e kupton shumë mirë.

Ndërsa tek partnerja nuk i pëlqen fakti që është pak indiferente dhe paksa harraqe.

https://www.youtube.com/watch?v=QB3f-ZnVG0U&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=QB3f-ZnVG0U&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFNRdjGjdUV/