ShowBiz

Një vit lidhje, Genta ka një urim special për partnerin

Genta dhe Usta janë një prej çifteve më të përfolura të showbizit.

Ata të dy janë takuar një vit më parë në ditëlindjen e Ustës dhe sot mbushin plot një vit lidhje.

Këngëtarja ka postuar në instagram një foto ku ata të dy pozojnë së bashku veshur me të bardha për kopertinën e revistës “Who”, ku Genta ka rrëfyer se si u njoh me Ustën në ditën e tij të lindjes dhe se si ai arriti ta bënte përvete që ditën e parë.

Krahas fotos këngëtarja shkruan: “Gëzuar përjetorin e parë të lidhjes, gjithçkaja ime”, ndërsa shohim se të shumta janë komentet dhe mesazhet e urimit për çiftin nga fansa dhe miq të këngëtares.

Ata i urojnë Ustës dhe Gentës sa më shumë vite të lumtura në shoqërinë e njëri tjetrit.

https://www.instagram.com/p/CFknsTihkc8/

Link: https://www.instagram.com/p/CFknsTihkc8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8-IN4ohBBH/