Elita Rudi ka qënë e ftuar në emisionin e Prive „5 datat“ dhe është vënë përpara pyetjeve të moderatores Liberta. Ka folur për karrierën e saj në television sesi ka nisur dhe për punët e saj të bëra jasht televizionit.
Por të ndalojmë pak tek njohja e saj me Gjikon e cila ka ndodhur shumë rastësisht. Duke qënë se Elita ka qënë moderator, në intervistën e parë që i ka bërë Gjikos kanë nisur shkëndijat e dashurisë së tyre.
Ardhja fëmijës së parë në jetë, Zërit, ka qënë e planifikuar pasi cifti dëshironte që të lindin frutin e dashurisë së tyre.
Dhe në ta mbyllim me shtatzaninë e saj të dytë që ka ndodhur rastësisht, pra nuk ka qënë në plan të tyre një fëmijë kaq shpejt megjithatë Elita është më shumë pro familjes se gjithçkaje tjetër.
Intervistë e saj:
Link: https://www.youtube.com/watch?v=PKJ83mmb_Yw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB-tfSYFyoY/