ShowBiz

Këngëtari shqiptar rrezikon jetën pasi sulmohet nga një struc, video bën xhiron e rrjetit

Këngëtari shqiptar Devis Xherahu dhe moderatorja Eva Murati janë sulmuar nga një struc gjigand gjatë xhirimeve për rubrikën “Në fermë” gjatë spektaklit “E diell”.

Qëllimi i emisionit është që personazhe të njohura të kalojnë një ditë në fshat duke bërë të gjitha punët që ka fshati.

Këtë herë të ftuar ishin këngëtari dhe moderatorja të cilët ishin duke xhiruar shumë pranë një struci.

Në një moment struci i është vërsulur këngëtarit i cili ka shpëtuar për pak, ndërsa e shohim teksa vrapon me nxitim, por në një moment rrëzohet.

Videoja është shumë epike dhe do t’ju bëjë të qeshni me lot, sidomos përshkrimi që Devisi i bën pasi e ka postuar në instagram.

“I kërkova strucit që të hapte lokalet e natës, ja çfarë ndodhi”,shkruan ai duke shkaktuar shumë komente me humor dhe të qeshura mes miqve dhe ndjekësve të tij në instagram.

https://www.instagram.com/p/CF7Ez67A4Y1/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF7Ez67A4Y1/