ShowBiz

U infektua me Corona, moderatorja shqiptare: “Ishte siklet i madh, pozitiv edhe familjarët

Moderatorja Arjola Shehu e cila drejton së bashku me Arjon Muçën emisionin e mëngjesit në “Rtv Ora Neës” rezultoi e infektuar me Coronavirus.

Ajo tashmë e ka kaluar sëmundjen dhe është rikthyer në punë, ndërsa rrëfen simptomat që përjetoi, ndërsa fatkeqësisht u prek thuajse e gjithë familja përveç të atit.

Moderatorja tha se pati temperaturë mbi 38 dhe humbje të nuhatjes e cila i zgjati gjatë.

Të njëjtat simptoma patën edhe familjarët e saj, përveç të atit i cili fatmirësisht nuk u prek.

Arjola tha se këto javë kanë qenë shumë të sikletshme sidomos sa i takon anës psikologjike, pasi dihet që kjo sëmundje të shkakton edhe stres.

Megjithatë moderatorja dhe familjarët e saj janë shumë mirë dhe e kanë kaluar sëmundjen.

Ajo tha se përdori antibiotike për tre ditë dhe më pas u bë më mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=g-38MG4dB_Q

Link: https://www.youtube.com/watch?v=g-38MG4dB_Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFR9cDDjRoV/