Reperi Gold Ag ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën “After Party” që transmetohet çdo ditë në kanalin e moderatores Luana Vjollca në YouTube.
Ai i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga moderatorja dhe kur është vënë përballë zgjedhjes midis një dashurie të vërtetë apo të qënit shumë i pasur, ai ka thënë se dashuria është pasuria më e madhe dhe për këtë arsye zgjedh dashurinë e vërtetë.
Kujtojmë se reperi së fundmi është martuar dhe madje shumë shpejt do të bëhet baba.
Ai dhe partnerja e tij lidhën kurorë dhe tashmë po bëhen prindër për herë të parë.
Për të parë përgjigjet e pyetjeve të tij, ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=gVn44Idl1KQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAj2SwAA0RK/