ShowBiz

“Ndihem speciale..”, kush e ka surprizuar Fifin me këtë dhuratë unike..

Fifi është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Gjithmonë e qeshur dhe shumë e këndshme ajo ka ditur se si ti bëjë përvete fansat e saj.

Së fundmi është vënë edhe më shumë në qendër të vëmendjes që pas dobësimit drastik dhe formave perfekte që ka arritur falë dietave.

Ndërkohë lidhur me jetën private ajo ka tregura vetëm se është e dashuruar me dikë, por që ai nuk është në dijeni, duke publikuar vetëm inicialin e emrit të tij dhe asnjë gjë më shumë.

Përveç kësaj nuk dimë asnjë gjë tjetër lidhur me këngëtaren e cila e ka mbajtur gjithmonë private këtë pjesë.

Megjithatë në një postim të fundit ajo shfaqet me një tufë trëndafilash të kuq dhe e lumtur shkruan: “Ndihem speciale”, shoqëruar me një zemër.

Fifi nuk e ka thënë se kush ja ka dhuruar lulet, por duket që është emocionuar dhe me siguri që janë nga një person shumë i dashur për të.

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD7Hnv8A8ED/