ShowBiz

Sërish bashkë, kjo video tregon se Arbenita dhe Fero nuk qenkan ndarë asnjëherë

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë një prej çifteve më të famshme të showbizit shqiptar.

Ata të dy janë përfolur vazhdimisht për lidhjen e tyre me ulje ngritje të vazhdueshme.

Disa javë më parë u përfol se ishin ndarë sërish, por duket se edhe këtë herë ka qenë thjesht një lojë e të dyve pasi vazhdojnë të jenë bashkë dhe këtë sapo na e vërtetoi Arbenita me një video shumë të këndshme.

Ajo shihet teksa përkëdhel reperin i cili është shtrirë me telefon në dorë.

Arbenita dhe Fero janë tashmë bashkë prej vitesh dhe pavarësisht ulje ngritjeve të vazhdueshme në lidhjen e tyre, e kanë treguar vazhdimisht se kanë një raport të fortë me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFhpKValNgm/