Ndarja e këngëtares Demi Lovato nga partneri i saj aktori Max Enrich bëri shumë bujë në media.
Ajo dhe Max i dhanë fund vetëm dy muaj pas fejesës dhe propozimit të famshëm buzë detit.
Por ndërsa këngëtarja duket se po e kalon lehtë ndarjen, nuk mund të themi të njëjtën gjë për aktorin.
Max është parë së fundmi shumë i trishtuar dhe duke qarë në vendin ku i ka propozuar këngëtares.
Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë duke shëtitur në plazhin e Malibu-së, pikërisht në vendin ku disa muaj më parë u ul në gjunjë për ti propozuar këngëtares.
Sipas mediave të huaja duket se Max nuk po e pranon dot ndarjen dhe madje ka tentuar të komunikojë edhe me familjarët e këngëtares, por nga ana e saj duket se gjithçka ka marrë fund.
Ajo madje ka fshirë të gjitha fotot në instagram dhe ka vendosur që ta mbyllë këtë kapitull.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=VOHsbij8gQw
Burimi i lajmit: https://www.tmz.com/2020/10/11/demi-lovato-ex-fiance-max-ehrich-sulk-sad-beach-propsal/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/9VPtNW84vGI