ShowBiz

Duke qeshur nga shtrati, Georgina tregon si po e kalon izolimin Ronaldo

Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Cristiano Ronaldo është infektuar me virusin SARS-COV2.

Lajmin e dha Federata portugeze e futbollit e cila tha gjithashtu se futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

Në fakt këtë e ka vërtetuar në një farë mënyrë edhe partnerja e tij Georgina e cila ka postuar në instastory një foto nga biseda e tyre me kamer, ku futbollisti shihet në shtrat duke buzëqeshur dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ti je frymëzimi im”, shkruan Georgina në foton e shpërndarë në instagram.

Ronaldo ndodhet aktualisht i izoluar në Portugali ku do të qëndrojë deri sa të rezultojë negativ sërish.

Link: https://www.instagram.com/georginagio/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFSQqbyA7yr/