ShowBiz

Sa qenka rritur…, Floriana na tregon mëngjesin e ëmbël me të bijën

Moderatorja dhe njëkohësisht ish miss Shqipëria Floriana Garo prej vitesh tashmë jeton dhe punon në Gjenevë së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Ajo është shkëputur nga ekrani në momentin që vendosi të jetonte me bashkëshortin jashtë Shqipërisë.

Aktualisht ajo është nënë e dy fëmijëve, vajzës Adia e cila erdhi në jetë në mars të 2018 si dhe djalit Priam i cili lindi në dhjetor të një viti më parë.

Floriana poston herë pas herë ndonjë foto familjare, por asnjëherë nuk e ka treguar portretin e fëmijëve.

Këtë herë ajo ka postuar në instastory një foto të vajzës teksa është ulur në sallonin e shtëpisë dhe po luan.

Vogëlushja është me kurriz, por duket qartë që është rritur, ndërsa krahas fotos Floriana shkruan: “Pamja ime e ëmbël, Gjeneve, vogëlushja ime”

Link: https://www.instagram.com/florianagaro/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEv2WR1hcSv/