ShowBiz

Je frymëzim dhe krenari, të dua..”, rishfaqet Elvana këtë herë me një super mesazh

Elvana Gjata është një prej personazheve të njohur që shpenzon më pak kohë se kushdo tjetër në rrjetet sociale.

Atë e shohim shumë rrallë të postojë ndonjë foto apo video dhe nëse kjo ndodh, atëherë me siguri po paralajmëron një projekt të sajin, apo dikush ka ditëlindjen siç ka ndodhur së fundmi.

Konkretisht ajo ka postuar në instragramin e saj disa video ku shfaqet duke uruar mikun e saj më të mirë Valdrin Sahitin me rastin e ditëlindjes.

Ajo thotë se nuk ka bërë asnjëherë nj urim kaq të gjatë, ndërsa tregon me anë të disa videove momentet më të bukura të kaluara nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Elvana i thotë që në fillim se nuk ka bërë asnjëherë një urim kaq të gjatë, por në fund të fundit vetëm një shok të ngushtë ka.

Më pas ajo e konsideron një frymëzim dhe krenari për të gjithë shqiptarët, ndërsa i thotë se e do shumë ndërsa e konsideron si një vëlla.

Link: https://www.instagram.com/elvanagjataaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8KBt6uptRe/