ShowBiz

Të thyesh ligjin apo zemrën, Klodiana Shala jep përgjigjen që nuk pritej

Atletja e njohur Klodiana Shala ka qenë e ftuara e rradhës në rubrikën “After Party”, ku janë të ftuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e “Shiko kush luan” me moderatoren Luana Vjollca.

Klodi është vënë përballë pyetjeve të ndryshme ndërsa ka ndarë me të gjithë detaje nga jeta e saj profesionale dhe private.

Ajo ka treguar se nuk do të preferonte të dashurin as sportist dhe as atlet, ndërsa shtoi se do të preferonte një brun meqë bionde është vetë.

Ndërkohë lidhur me pyetjen nëse do të ishte më mirë të thyente ligjin apo zemrën, Klodi është përgjigjur pro kësaj të fundit duke thënë se të gjithë thyejnë zemra, kështu që do të donte edhe ajo të thyente njëherë një zemër.

https://www.youtube.com/watch?v=1vkJ935F2k8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=1vkJ935F2k8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGDIoSng-ab/