ShowBiz

U tha se ishte zënë me Luanën, veprimi i fundit i Rezartit nuk lë vend për dyshime

Aktori Rezart Veleshnja njëri prej kapitenëve në skuadrën e “Shiko kush luan” është rikthyer sërish në spektakël pas një mungese në dy puntatat e fundit.

Në media u përfol për një sherr mes tij dhe Luanës, por Rezi e sqaroi vetë këtë situatë duke treguar se mes tyre nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe se largimi ka ardhur për shkak të angazhimeve të tij.

Ndërkohë si për ta vërtetuar edhe më shumë këtë gjë, ai ka treguar me anë të disa videove se është rikthyer sërish tek “Shiko kush luan” dhe mesa duket do të jetë sërish kapiten i skuadrës

Në vend të tij në këto dy puntatat e fundit ka qenë aktori Irgen Çela apo i njohur më së shumti për rolin e tij të Xhodës.

Link: https://www.instagram.com/rezart._.veleshnja/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDo8R0vH8Ht/