ShowBiz

Në super formë vetëm dy muaj pas lindjes, Olta habit me format

Aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë e një djali dy muaj më parë.

Ajo ka postuar herë pas herë foto dhe video të ndryshme ku pozon së bashku me vogëlushin, ndërsa tregon herë pas here emocionet e veçanta të të qënit nënë për herë të parë.

Ndërkohë ajo që i ka habitur të gjithë është një foto e fundit e postuar nga Olta me një bluzë të shkurtër dhe pantallona me bel të lartë ku shihet në formë perfekte.

Ajo nuk duket aspak sikur ka dy muaj që ka lindur, pasi në këtë foto shfaqet perfekte duke arritur në format para shtatëzanisë.

Olta u bë nënë e një djali në fund të muajit gusht dhe së bashku me partnerin vendosën ta quanin djalin Amar.

Link: https://www.instagram.com/p/CGzXoUiH_57/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEy4VQLHsEu/