ShowBiz

Puthje dhe përkëdhelje në publik, Fjolla më e lumtur se kurrë pranë partnerit

Këngëtarja Fjolla Morina bëri publike disa ditë më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.

Ajo postoi në instagram një foto së bashku me partnerin ndërsa i dedikonte fjalët më të bukura.

Së fundmi ajo ka postuar një video së bashku me partnerin në një restorant, ndërsa i dhurojnë puthje dhe përkëdhelje njëri tjetrit.

Fjolla ka postuar gjithashtu edhe një foto në krahët e partnerit ndërsa shkruan se vendi më i lumtur është pranë tij.

Këngëtarja tregoi fillimisht se kishte marrë një propozim për martesë përmes një unazeje diamanti, ndërsa më pas me anë të një fotoje bëri të ditur identitetin e partnerit.

Link: https://www.instagram.com/p/CGxrWB7p3X9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGk_fhtJ-Sc/