ShowBiz

Jonida super e lumtur ndan me fansat lajmin e madh

Aktorja Jonida Vokshi ka ndarë me fansat dhe miqtë në instagram një super lajm.

Ajo ka treguar se filmi “Derë e hapur”, pjesë e të cilit është edhe aktorja do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të OSCARS.

Aktorja shprehet se është shumë e lumtur që është pjesë e këtij filmi ndërsa i uron të gjithë ekipit mbarësi në këtë festival.

Jonida ka shpërndarë disa momente nga filmi si dhe ekipin që ka punuar për realizimin e tij, ndërsa shohim se ka marrë pafund komente nga miq dhe fansa të saj, të cilët i urojnë fat në këtë festival.

Link: https://www.instagram.com/p/CGz976LMyHp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx94emkjAL3/