ShowBiz

Tolga përkëdhel të birin me fjalë shqip, nuk do ta besoni si i thërret Efes

Modelja e njohur Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Saysman janë martuar prej më shumë se dy vitesh.

Ata janë bërë pak kohë më parë prindër të një djali dhe që të dy i shohim vazhdimisht të postojnë foto dhe video shumë të këndshme ku tregojnë sa shumë është rritur vogëlushi.

Ndërkaq Tolga ka postuar së fundmi një foto shumë të bukur pranë të birit ndërsa tregon se si i flet me përkëdheli në gjuhën shqipe.

“Mama hënga, tani do shoh babin në televizor tha ky këlysh tigri”, shkruan Tolga krahas fotos ku fjalën këlysh tigri e ka thënë në gjuhën shqipe.

Fansa, miq dhe të afërm të aktorit nuk kanë nguruar të bëjnë komplimenta për aktorin dhe vogëlushin të cilët duken kaq të këndshëm nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Link: https://www.instagram.com/p/CG5QdlgHHAa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vt8W7HtD9/