Aktualitet

Sërish shifra të larta, 9 persona ndërrojnë jetë nga COVID-19

321 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë publike shifrat e orëve të fundit ndërsa njoftoi se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 9 persona.

Tirana vijon të jetë vatra më e nxehtë e sëmundjes ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 173 raste të reja për të vijuar më pas me Kavajën me 22 raste, Korçën me 12 raste, Pogradecin me 11 raste të reja.

Në spitale janë duke marrë trajtim spitalor 328 persona, ndërkohë që janë shëruar 121 persona.

Link: https://www.instagram.com/p/CHF9w7Dn2b8/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY