ShowBiz

Guxim i çmendur, Rita lyen vetullat e kuqe dhe na la pa fjalë

Njerëz që lyejnë flokët me ngjyra nga më të çuditshmet, ndonjëherë edhe me disa ngjyra njëherësh kemi parë, por të lyesh vetullat me një ngjyrë ekstreme këtë e bën vetëm Rita Ora.

Këngëtarja ka guxuar dhe është shfaqur me vetulla në ngjyrë të kuqe flakë.

Duket e pabesueshme por ja që e ka bërë dhe në fakt përveçse pak çuditshëm duhet pranuar që i shkon dhe në fund të fund nuk është një ide dhe aq e keqe ti lyesh vetullat në ngjyrë të kuqe.

Fansat dhe miqtë e saj e kanë pëlqyer shumë lookun e saj të ri dhe duhet pranuar që janë habitur se si mund të duket aq bukur dhe me një ndryshim kaq ekstrem.

Link: https://www.instagram.com/p/CHGugp3DcSg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGVSpm1HbPH/