ShowBiz

Pritje madhështore për të bijën, multimiliarderi italian na la pa fjalë

Sipërmarësi i famshëm italian Gianluca Vacchi dhe partnerja e tij modelja Sharon Fonseca u bënë prindër të një vajze disa ditë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushen Blue Jeruzalema dhe vetë Gianluca ka treguar me anë të një videoje pritjen madhështore që ka bërë për të bijën.

Dera e jashte e shtëpisë ishte zbukuruar me një fjongo gjigande rozë.

I gjithë oborri derisa hyje në vilë ishte i zbukuruar me tullumbaca, arrusha gjigandë, elefantë, lodra të ndryshme, ndërsa krahas ambjentit përreth në video shfaqet edhe partnerja e tij e emocionuar me surprizën derisa shpërthen në lot.

Më pas vogëlushja zbret nga makina në duart e të atit dhe më pas hyn për herë të parë në shtëpi ku e priste një tjetër ambjent edhe më i bukur.

“Mirë se vjen në shtëpi priceshë, të duam shumë”, shkruan ai krahas videos duke i lënë të gjithë pa fjalë me surprizën e veçantë që kishte përgatitur për të mirë pritur të bijën.

Link: https://www.instagram.com/p/CHA8TzqqeDN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG2kyAKj9OC/